Ballina Lajme Thaçi takon dhe e dekoron Bushin, tregon këshillën e tij

Thaçi takon dhe e dekoron Bushin, tregon këshillën e tij

SHPËRNDAJE

Hashim Thaçi ka thënë se respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës.

Presidenti i Kosovës ka njoftuar për takimin e tij me ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush.

Thaçi ka treguar që me ish-presidentin amerikan kanë trajtuar edhe tema të aktualitetit dhe se ai edhe e ka këshilluar atë. Ai ka bërë të ditur se edhe e ka dekoruar atë.

“Në Dallas takova mikun e madh të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidentin George Bush. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor diskutuam për të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës.

Bashkë evokuam shumë kujtime nga e kaluara jo e largët, mirëpo fokusi ynë ishte tek përpjekjet e tashme të shtetit tonë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe në paqe.

Në kontekst të këtyre përpjekjeve, u pajtuam se është e domosdoshme arritja e marrëveshjes përfundimtare obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të shënonte mbylljen e konfliktit njëshekullor, njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE.

Sigurisht se arritja e kësaj marrëveshjeje nuk është aspak e lehtë. Por, presidenti Bush më dha një këshillë të çmuar, të cilën dua ta ndaj me ju.

“Ju si liderë nuk do të mbaheni në mend për vendimet populiste, por për vendimet e vështira dhe të drejta që merrni për vendin dhe popullin tuaj”.

Duke i shprehur mirënjohjen më të lartë në emër të qytetarëve të Kosovës, sot kisha privilegjin që presidentin Bush ta dekoroj me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)”.

Fotografia e Hashim ThaçiFotografia e Hashim Thaçi