Ballina Lajme Macron do t`i drejtohet kombit sonte

Macron do t`i drejtohet kombit sonte

SHPËRNDAJE

Presidenti francez Emmanuel Macron u takua në pallatin presidencial këtë mëngjes me politikanët lokalë dhe kombëtarë, udhëheqësit e sindikatave dhe kompanitë me rastin e protestave anembanë vendit.

Ai është duke u përgatitur për t’iu drejtuar me një fjalim sonte kombit francez, e cila do të jetë paraqitja e tij e parë publike në dhjetë ditët e fundit, raportoi AP.

Pritet që Macron të shpallë një sërë masash që synojnë uljen e taksave dhe rritjen e fuqisë blerëse për qytetarët të cilët besojnë se favorizon njerëzit e pasur.

Hapat që qeveria po konsideron janë heqja e tatimit jashtë orarit, shkurtimet e taksave dhe një bonus për punëtorët me të ardhura të ulëta në fund të vitit.

Të paktën 71 vetë u plagosën në protestat e së shtunës në Paris, dhe 136,000 njerëz protestuan javën e kaluar.

Pothuajse 1000 persona janë në paraburgim pas një proteste në kryeqytetin e Francës.