Ballina Aktuale Lugina e Preshevës “marrëveshje e balancuar” në bisedimet e Brukselit

Lugina e Preshevës “marrëveshje e balancuar” në bisedimet e Brukselit

SHPËRNDAJE

Koordinatori i shoqërisë civile për Luginë të Preshevës, Nexhmedin Saqipi, në vigjilje të Vitit të Ri, ka përshëndetur deklaratën e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për mos heqje dorë nga mbështetja e korrigjimit të kufirit me Serbisë, që sipas tij do të nënkuptonte bashkimin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, territore këto që pretendojnë të përfshihen në marrëveshjen përfundimtare, të referuar si “marrëveshje e balancuar”.

Këtë të drejtë historike dhe politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për t’u përfaqësuar në proceset finale të bisedimeve në Bruksel, nuk duhet të anashkalohet nga Delegacioni i Kosovës, ngase askush nuk ka të drejtë morale e kombëtare, ta largoj Luginën nga agjenda e bisedimeve në tavolinën e Brukselit, shprehet me bindje të thellë Koordinatori i shoqërisë civile Nexhmedin Saqipi.

Lugina e Preshevës sipas Koordinatorit Saqipi, është një problem që duhet të zgjidhet konform proceseve dialoguese të Brukselit dhe çdo përpjekje për largimin e saj nga tavolina e bisedimeve, nuk do të kontribuojë në arritjen e një paqeje të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk duhet harruar se Lugina e Preshevës, gjatë proceseve luftarake në Kosovë i ka përjetuar po nga i njëjti sistem i ish regjim të Millosheviqit, tmerret e shpërnguljeve të dhunshme, vrasjet enigmatike, arrestimet etj, të cilat, mjerisht, as sot nuk kanë pushuar.

Në këtë drejtim, shton Koordinatori Saqipi, po mungon një reflektim i gjithpërfshishëm edhe i bashkësive fetare myslimane, pravosllave dhe katolike, të cilat sipas tij nuk duhet të rrinë duarkryq, por të rreshtohen përkrah proceseve dialoguese për arritjen e një Marrëveshjeje historike në mes dy shteteve fqinje, e të përkrahur nga faktorët ndërkombëtarë, njofton Jetapress.