![hashimthaqoxi1-702x459](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/01/hashimthaqoxi1-702x459.jpg)
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi muajin e kaluar ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, në Berlin.
Thaçi ka thënë se në këtë takim është diskutuar për arritjen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Në ‘Info Magazine’, presidenti ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është në interes strategjik.
Ai ka shtuar se është takuar edhe me autoritete të larta të zyrës së kancelares Merkel dhe me të.
Sipas tij, është edhe në interesin e Merkel që të arrihet një marrëveshje e gjithanshme në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk mendoj se Kosova dhe Serbia do të bëjnë dallime në interesat strategjike të SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja paqësore do ta forcojë pozicionin perëndimor dhe mbështetjen e tyre. Roli i SHBA-ve në arritjen e marrëveshjes përfundimtare është i pazëvendësueshëm, për Kosovën do të jetë marrëveshja e pranueshme kur është edhe për SHBA-në”, është shprehur Thaçi.