Ballina Sport Fury i dërgon një mesazh qesharak Wilder-it, dëshiron duelin

Fury i dërgon një mesazh qesharak Wilder-it, dëshiron duelin

SHPËRNDAJE

Ditëve të fundit po flitet shumë për revanshin mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Boksieri britanik ka publikuar disa foto dhe video të stërvitjeve të tij, të cilat linin të kuptohet se po përgatitet për revanshin.

Fury i ka bërë thirrje amerikanit që të caktojnë datën e revanshit, por këtë e ka bërë në mënyrë qesharake dhe paksa thumbuese.

“Jam i gatshëm për luftë. Wilder, le ta bëjmë mos e “dh*** vetën mik” ka thënë Fury për “BT SPORT”.

“Jam duke u përgatitur shumë. Jam i përgatitur tani si isha dikur, pothuajse njësoj” ka thënë ndër të tjerash 30 vjeçari.

Dueli i parë mes Wilder dhe Fury përfundoi me barazim, vendim ky që ishte i padrejtë për mendimin e shumicës.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë të dakordohen për një revansh.