Ballina Aktuale Hashim Thaçi: Bojkotimi i procesit të dialogut është në kundërshtim me interesin...

Hashim Thaçi: Bojkotimi i procesit të dialogut është në kundërshtim me interesin shtetëror

SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka mbështetur takimin e sotëm koordinues për dialog, të cilin e ka cilësuar si veprim të domosdoshëm për bashkërendimin e hapave në fazën finale të dialogut.

Ai ka thënë se ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i procesit të dialogut është në kundërshtim me interesin shtetëror, transmeton Klan Kosova.

“Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Prandaj, askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që Kosovës do ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.