Ballina Lajme Thaçi: KFOR-i ka treguar përkushtim në ruajtjen e paqes në Kosovë

Thaçi: KFOR-i ka treguar përkushtim në ruajtjen e paqes në Kosovë

SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Presidenti dhe komandanti i KFOR-it kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

“Komandantin D’Addario e falënderova për përkushtimin e treguar të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë. Jemi përjetësisht mirënjohës për kontributin e çdo ushtari që shërben në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Autor: RTKlive