Ballina Aktuale Presidenti Thaçi mes liderëve më të fuqishëm të botës, pjesë e Forumit...

Presidenti Thaçi mes liderëve më të fuqishëm të botës, pjesë e Forumit Ekonomik në Davos

SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Davos të Zvicrës, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në të cilin do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve më të fuqishme të botës.

Udhëtimin e Thaçit për në Davos e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Zyra e Kabinetit të Presidencës ndërsa është potencuar se së shpejti do të ndahen detaje të tjera rreth pjesëmarrjes së shefit të shtetit të Kosovës në këtë ngjarje.

Në forumin e sivjetmë sikurse edhe herave të tjera pritet të marrë pjesë një numër i madh përfaqësuesish të qeverive të vendeve të ndryshme të botës dhe drejtues të ekonomisë në Forumin e Davosit.

Gjithsej forumi pret tradicionalisht rreth 2500 pjesëmarrës që vijnë nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës.

Në këtë Forum Ekonomik Botëror do të marr pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të cilin thuhet se do të ketë një takim të veçantë me kancelaren gjermane Angela Merkel ku temë diskutimi do të jetë edhe Kosova, njofton Klan Kosova.