Ballina Lajme Nga Rajoni Ahmet Isufi: Taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po ndryshon

Ahmet Isufi: Taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po ndryshon

SHPËRNDAJE

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi është shprehur në një linjë me shefin e partisë së tij dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Isufi ka shkruar se taksa nuk do të hiqet.

Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë pasi Serbia nuk po ndryshon dhe po vazhdon me qëndrimin kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Nuk i komentojmë deklaratat e të tjerëve. Por taksa mbetet në fuqi sepse Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin e saj anti Kosovë dhe po vepron siç ka vepruar edhe më herët në mënyrë destruktive”, ka shkruar Ahmet Isufi.

Ky reagim i tij erdhi pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës.

Kryeparlamentari kërkoi që taksa të pezullohet për 120 ditë. /Telegrafi/