Ballina Kuriozitet Dëshmia më e hershme e Tokës është gjetur në … Hënë!

Dëshmia më e hershme e Tokës është gjetur në … Hënë!

SHPËRNDAJE

Kur në 1971 misioni i famshëm Apollo 11 mblodhi reperte të ndryshme në satelitin tonë për t’i analizuar, shkencëtarët mendonin se do të kishin një dimension më të qartë të historisë së Hënës. Por atë që nuk kishin menduar atëherë, dhe u zbulua këto ditë, është që në fakt një prej atyre kampionëve ishte dëshmia më e vjetër e planetit Tokë.

Një analizë e botuar në gazetën shkencore Earth and Planetary Science Letters tregon se disa hulumtues duke analizuar materialet e mbledhura nga Apollo 11 kanë gjetur së fundmi një fragment guri të përbërë nga materiale shumë të përhapura në thellësitë e Tokës si kuarc, zirkon etj, por që në Hënë janë shumë të rrallë.

Po si ka përfunduar një copë e planetit tonë në Hënë?

Shkencëtarët mendojnë që mënyra më e mundur është që një asteroid të ketë goditur Tokën, rreth 4 miliardë vjet më parë, dhe që forca e impaktit të ketë dërguar materialin tokësor në hënë, ku më pas u ftoh duke u përzierë me elementë të tjerë.      

“Është një gjetje e jashtëzakonshme që do të na ndihmojë për të fotografuar më mirë gjendjen e Tokës në periudhën e saj fillestare”, deklaroi Don Kring, një nga autorët e zbulimit.

TË FUNDIT

Shkencëtarët shpojnë akullin e Antarktikës dhe gjejnë krijesa Dëshmia më e hershme e Tokës është gjetur në … Hënë! Vendi që të paguan për të lëvizur me biçikletë Gjen gjallë nënën 103 vjeçare, pas 61 vitesh kërkime Moskë, kapet hajduti më “i guximshëm” në botë