Ballina Sport Luan Krasniqi po bëhet gati!

Luan Krasniqi po bëhet gati!

SHPËRNDAJE

Luan Krasniqi befason me fotografitë e fundit në rrjetet sociale, ku shihet duke ushtruar boks.

Luan Krasniqi dikur ishte boksieri më i madh shqiptar falë sukseseve të jashtëzakonshme në boksin profesionist, shkruan Gazeta Express.

Boksieri junikas ishte shumë afër të shpallej kampion bote, por megjithatë karriera e tij ishte mjaft e pasur dhe e suksesshme.

Edhe pse e ka mbyllur karrierën disa vite më parë, Krasniqi ka befasuar me fotografitë e fundit të postuara në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet duke ushtruar në sportin e karrierës së tij, boks.

‘Në ushtrime’, ka shkruar Luani në Instagram.

Disa prej komentuesve shpresojnë që Krasniqi t’i kthehet ringut dhe ta zhvillojë ndonjë meç të karakterit humanitar.

Mbetet të shihet… /Gazeta Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/luan-krasniqi-po-behet-gati-622528/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright