Ballina Sport Manchester United u kthehet fitoreve, mund Leicester Cityn

Manchester United u kthehet fitoreve, mund Leicester Cityn

SHPËRNDAJE

Manchester United i është kthyer fitoreve në Premier League.

“Djajtë e Kuq” mposhtën në udhëtim Leicester Cityn, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të javës së 25-të.

Futbollistët e Unitedit në duel me Leiceterin, bën paraqitje mjaft të mirë, duke marrë edhe tri pikë të mëdha në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, transmeton RTKlive.

United e nisi mjaft mirë duelin e sotëm, dhe vetëm pas nëntë minutave përmes Rashford gjeti rrugën e golit, gol ky që doli të jetë përcaktuese në këtë ndeshje.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por që kjo sfidë u mbyll me vetëm një gol, e cila i siguron pikët e plota Unitedit, skuadër kjo që tani ngjitet në pozitën e pestë me 48 pikë, kurse, Leicester renditet e 11-ta me 32 pikë të grumbulluara.