Ballina Lajme 10 të vdekur pas një vale ortekësh në Alpe

10 të vdekur pas një vale ortekësh në Alpe

SHPËRNDAJE

Këtë fundjavë 10 skiatorë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është shpallur i humbur në alpet italiane, franceze, zvicerane dhe austriake ku ortekët kanë qenë të shumtë.

Bilanci më i rëndë vjen nga Vale D’Aosta, në veriperëndim të Italisë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre është zhdukur.

Ndërkohë në stacionin e Courmayeurit, tre turistë janë gjetur të ngrirë në borë.

Në Bolzano, një djalë 18-vjeçar i zënë nga një ortek pranë kufirit italo-austriak, u gjet i aksfiksuar nën dëborë.

Gjithashtu ka pasur viktima edhe në Zvicër, ku një ortek u kanë marr jetën dy personave.

Situata është më kritike në Itali, ku ortekët kanë bllokuar për disa kilometra një autostradë duke shkaktuar trafik të jashtëzakonshëm.