Ballina Lajme Thaçi: Asnjë çmim nuk e paguan prishjen e Kosovës me SHBA

Thaçi: Asnjë çmim nuk e paguan prishjen e Kosovës me SHBA

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresimin e tij për media ka potencuar që dialogu Kosovë –Serbi duhet të vazhdojë pa kushte.

Thaçi ritheksoi edhe një herë se duhet të dëgjohet edhe këshilla e ndërkombëtarëve, e cila nënkupton pezullimin e taksës.

Sipas tij, duhet te vazhdohet dialogu pa e hequr taksën, por që përgjigja që ka marrë është së paku pezullimi i taksës.

Ai thotë spektri politik këtë duhet ta bëjë në mënyrë që të mos dëmtohet raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Definitivisht, nga institucionet vendore do duhej të respektohej kjo, jo për të hequr taksën, po për t’i dhënë mundësi  një pezullimi të përkohshëm, për një angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar. Në mënyrë që siç ka pasur Kosova rol në Rambuje e kudo, të jemi edhe tani të përgjegjshëm. Dhe ky vendim i takon Qeverisë, koalicionit qeverisës dhe partive politike, por ritheksoj se Serbia po dëmtohet në rrafshin ekonomik, por e theksoj se nuk ka çmim që mund të paguajë ndonjë devijim a dobësim të raportit të Kosovës me SHBA-të. Mbi çdo çmim është ky relacion për të ruajtur. Ftoj spektrin politik të mendojë me urtësi e mençuri”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, sipas Presidentit, Kosova duhet të investojë në ruajtjen e raporteve me SHBA-të, dhe  vetëm një investim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të vendit.

“Ne duhet të  vazhdojmë të investojmë për të kultivuar partneritetin për kontribuuesin kryesor të pavarësisë dhe ushtrisë, SHBA-të. Veç një kultivim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit. SHBA-të e kanë qëndrimin se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet shtetërore, dhe të ruaj partneritetin me shtetet të cilat kanë investuar shumë”, tha i pari i vendit.

“Ne duam një marrëveshje ndërkombëtare dhe paqësore me Serbinë dhe 2019 është vit i favorshëm për ta arritur këtë”, ka thënë i presidenti Thaçi, duke shtuar se më këtë i hapet rrugë perspektivës evropiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi konfirmoi se atje ka kërkuar që të vazhdohet dialogu pa e hequr taksën, por që përgjigja që ka marrë është së paku pezullimi i taksës.
“Unë kam kërkuar atje që të vazhdohet me dialog, pa e hequr taksën. Por përgjigja ishte jo. Ata kanë kërkuar se paku pezullimin e përkohshëm të saj”, ka thënë mes të tjerash Thaçi.

Thaçi ne lidhje me organizimin e një konference ndërkombëtare është kthim prapa në kohë dhe implikim i faktorit rus.

Ai po ashtu, ka shtuar se duhet të eliminohet në çdo rrethanë që të diskutohet asociacioni me elemente ekzekutive, pasi do të krijohej mundësia e krijimit të republikës serbe në Kosovë.