Ballina Lajme Nga Bota Ambasadori amerikan reagon ndaj emërimit të Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit Haradinaj

Ambasadori amerikan reagon ndaj emërimit të Sylejman Selimit këshilltar i kryeministrit Haradinaj

SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas konfirmimit se ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është emëruar si këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kosnett nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se të dënuarit për krime lufte, nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Emërimin si këshilltar i Haradinajt, e kishte konfirmuar vetë Sylejman Selimi para disa ditësh.

Ambassador Philip S. Kosnett@USAmbKosovo

Convicted war criminals have no place in #Kosovo’s government. Leaders of all parties should stop supporting such individuals. Such support calls into question Kosovo’s commitment to the rule of law. Pleased to see groups from different communities speaking out in unison.YIHR

Ky vendim kishte ardhur pas pritjes që Haradinaj ia bëri ish-komandantit të UÇK-së në ndërtesën e Qeverisë. /Telegrafi/