Ballina Aktuale Kreu i lartë i bashkësisë fetare të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës...

Kreu i lartë i bashkësisë fetare të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës vizitoi Tiranën

SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së djeshme, krerët institucionalë fetarë në Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, të udhëhequr liderët shpirtëror fetarë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe ai i Luginës së Preshevës, pasi vizituan familjet e viktimave të aksidentit tragjik të Gostivarit, morën rrugë për një vizitë miqësore në Tiranë, me ç’rast takuan personalitete të shquara nga jeta institucionale, kulturore  dhe kombëtare.

Qëllimi i kësaj vizite me karakter pune në Shqipëri, ishte përcjellja e mesazhit  të Islamit, ky një mision i shenjtë  për fuqizimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit e mbi të gjitha vendosja e paqes në Ballkan, për t’i qetësuar mendjet dhe shpirtat  e trazuar.

Disa njerëz duke u thirrur në këto vlera të larta njerëzor, i keqpërdorin ato për ineterse personale, familjare dhe partiake.

Vizita e liderit shpirtëror të shqiptarëve të Evropës Juglidore Reisi Sulejman ef. Rexhepi, i dekoruar nga administrata e shtetit më të fuqishëm në botë Amerika dhe presidenti i saj Trumpi, pastaj dekorimi nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nxiti Portalin Jetapress të shkruaj për këto vizita me karakter ndërshtetërorë e ndër-rajonal.

Në vazhdim të këtij takimi vëllazëror, u theksuan të  nevojshme shkëmbimet e përvojave nga të gjitha fushat e veprimtarive shoqërore e politike, sidomos në momentet kur më shumë se kurrë lypset uniteti i faktorit relevant shqiptar përballë sfidave dhe proceseve me të cilat po ballafaqohet vendi në përgjithësi, njofton Jetapress.