Ballina Lajme Nga Vendi Myftiu Saqipi – vizitë ngushëlluese familjeve të aksidentit tragjik në...

Myftiu Saqipi – vizitë ngushëlluese familjeve të aksidentit tragjik në Gostivar

SHPËRNDAJE

Të dielën e 17 shkurtit, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të BI në Serbi, ishte pjesë e një delegacioni në përbërje të  Reisul Ulema i BFI, h. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Shkupit mr. Qenan ef Ismaili, Muftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu etj. të cilët vizituan familjet  e aksidentit tragjik në Gostivar , duke u shprehur ngushëllimet e veta dhe të gjithë myslimanëve për humbjen e të afërmve të tyre.

“Jam i vetëdijshëm për dhembjen e juaj që po ju përvëlon, por besoj dhe shpresoj se vizitat e miqve sadopak do ju ndihmojnë të përballeni me këtë tragjedi. Jemi me ju dhe përherë me ju do jemi vëllezër…”, thanë Reisul Ulema dhe shoqëruesit e tij gjatë këtyre vizitave. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Gostivar, Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan dhe e ngushëlluan edhe familjen e deputetit të LSDM, Bllagojçe Tërpevski, i cili në aksidentin e ndodhur në Llaskarcë humbi të birin.

Myftiu i Luginës së Preshevës, z/reis i Rijasetit të BI në Serbi, Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të institucionit fetar që drejton dhe në emër të myslimanëve të Luginës së Preshevës, u shprehu ngushëllime familjareve të viktimave të tragjedisë së komunikacionit, duke ndarë dhembjet me gjithë ataq ë humbën më të dashurit e tyre, njofton Jetapress.