Ballina Lajme Nga Rajoni Shala: Taksa të pezullohet, të realizojmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Shala: Taksa të pezullohet, të realizojmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

SHPËRNDAJE

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake do të duhet të pezullohej.

“Objektivisht qëndrimi i BE’së dhe i SHBA’së e që na është bërë i qartë është që duhet të pezullohet taksa në mënyrë që t’i ofrohet një mundësi dialogut dhe një marrëveshje në mes të dy vendeve”, tha Shala në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovws thotw se tarifa ka shkaktuar ngrirjen e dialogut dhe hapjen e problemeve në mes të Kosovës dhe SHBA’ve dhe Bashkimit Europian.

“Ajo është bërë një lloj epiqendre e kritikës kosovare .Ajo ka shkaktuar që dialogu të pezullohet por edhe probleme në mes të Kosovës dhe SHBA’së dhe Kosovës dhe BE’së”, ths Shala.

“Është evidente që ne duhet të provojmë ta realizojmë marrëveshjen gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai.

Sipas ish-anëtarit të AAK’së komunikimi në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar është ndërprerë në çdo nivel nga nëntori i vitit të kaluar.

“Nuk ka pasur kurrfarë komunikimi ose bisede që nga 8 nëntori kur ka qenë takimi i fundit në mes të Thaçit dhe Vucicit”, tha Shala.

Shala: Nuk ekziston asnjë dokument për marrëveshjen finale me Serbinë

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala thotë se nuk ekziston asnjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Duke komentuar lajmet e mediave së fundi për ekzistencën e një dokumenti të tillë marrëveshje në mes të dy vendeve, Shala thotë se mos ketë asgjë të vërtetë në tërë këtë histori.

“Thuhet se marrëveshja do të nënshkruhej me 12 qershor në datën e kapitullimit të Serbisë. Nuk do të kishte asnjë mundësi që Serbia të nënshkruante një marrëveshje me Kosovën në një datë të tillë”, tha Shala në emisionin Pressing në T7.

Ndërkohë ai është shprehur i bindur se Trepça do t’i takojë Kosovës.

“Demarkacioni me Serbinë do të bëhet. Vetë demarkacioni nënkupton se do të ketë kufi në mes të dy shteteve”, tha Shala.