Ballina Lajme Nga Vendi Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, përgëzon Myftiun e Luginës...

Kryetari i ri i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, përgëzon Myftiun e Luginës Nexhmedin Saqipi

SHPËRNDAJE

Zgjedhja e kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, i cili  më herët ushtronte postin e nënkryetarit te KMSH-së, u përcoll me urime të përzemërta edhe nga ana e kryetarit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, duke e vlerësuar emërimin  e tij si “Njeri i duhur, në vend të duhur”.

BIPBM-ja, si një institucion i lartë fetar për Luginë të Preshevës, në krye të së cilës qëndron Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe zëvendës reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, që nga themelimi i saj ka një bashkëpunim të mirëfilltë me institucionet e tjera fetare në rajon e posaçërisht me të Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut dhe me Komunitetin Mysliman në Shqipëri.

Në një postim të kreut të posazgjedhur të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, bëhet e ditur se bashkëpunimi i ndërsjellë ne mes këtij institucioni të lartë fetar me atë të BIPBM, në Luginë të Preshevës, është në nivelin e kënaqshëm, të cilën Jetapress e bënë publike.

“E falënderoj përzemërsisht Kreun e Bashkësisë Islame për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën (BIPBM), Myftiun e nderuar Nexhmedin ef. Saqipi për urimin dhe fjalët e ngrohta për zgjedhjen time si Kryetar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë” shprehet kryetari Spahiu.

“Bashkëpunimi institucional ndërmjet KMSH-së dhe BIPBM-ës do të vazhdojë punën e vet të suksesshme duke e zhvilluar edhe më shumë pozitën e Islamit dhe të besimtarëve myslimanë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Respekt dhe mirënjohje për ju personalisht dhe për institucionin që ju përfaqësoni”,  janë fjalët e kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, në shenjë mirënjohje e respekti për homologun e tij Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.

.