Ballina Aktuale Sukseset e Bashkimit nga Tërnoci në fushën e futbollit gjerman

Sukseset e Bashkimit nga Tërnoci në fushën e futbollit gjerman

SHPËRNDAJE

Bashkim Ajdinit, një futbollist i përmasave ndërkombëtare, nga Ternoci, i lindur më 10.12.1992, në Halmstad të Suedisë, që jeton dhe vepron familjarisht në Gjermani, së bashku me nënën, babain dhe dy vëllezërit, është deklaruar për Portalin Jetapress, se ndjehet krenar që ka arritur të kthej mbiemrin Renneke në Ajdini, shenjën identifikuese të familjarëve të tij nga Lugina e Preshevës.

“Kam jetuar për 10 vjet rresht i vetëm pa familje në Gjermani. Mbiemrin Renneke e kam mbajtur për shkak të ish trajnerit të Klubit të Futbollit “Bashkim”, i cili për disa vite rresh më solli nga Tërnoci në Gjrmani, duke u përkujdesur si anëtar i familjes së tij”, u shpreh Bashkim Ajdini.

Pas disa vjet angazhimesh të pandërprera në fushën e futbollit, Bashkimi arrin të bëhet  futbollist profesionist, duke arritur në Ligën e 3- të të Gjermanisë. Ai, bart fanellën me numër 7, luan aktualisht për Klubin VFL-Osnabrück, i cili gjendet në vendin e parë të Ligës, duke patur mundësinë të del në Bundesligen e 2- të Gjermanisë.

Pozicioni i djaloshit nga Tërnoci, në fushën e futbollit, është mesfushor, sulmues në krahun e djathtë, si dhe të majtë, por edhe mbrojtës në krahun e djathtë.

„Tani jam tepër i gëzuar e krenar, që pas kaq vitesh ta mbaj mbiemrin e familjarëve të mi të dashur nga Tërnoci, që në të ardhmen të jem prezent dhe të mbaj fanellën time me mbiemrin Ajdini, nga ajo që kisha dikur  Renneke”, tha plot entuziazëm sportisti me perspektivë nga Tërnoci, që po e ngrit karrierën sportive në perëndim Bashkim Ajdini/Jetapress/

  •