![richardmores1-702x459](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/03/richardmores1-702x459-640x418.jpg)
Kryeministri Haradinaj priti Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. Në këtë takim, Haradinaj gjithashtu ka shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e vendit, për arritjen e një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, që qon në njohje reciproke, në kufinjtë ekzistue
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Haradinaj, gjatë takimit, e njoftoi z. Moore, për të arriturat në Kosovë, prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Duke vlerësuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës në të gjitha etapat, kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit britanik për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe jemi të përkushtuar për fuqizimin e partneritetit mes të dyja vendeve”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë takim, Haradinaj gjithashtu ka shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e vendit, për arritjen e një marrëveshje finale dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, që qon në njohje reciproke, në kufinjtë ekzistues.
“Votimi i ligjit dhe platformës për dialog në Kuvendin e Kosovës është një tjetër hap i rëndësishëm, që tregon qartë dhe unitetin e institucioneve tona, karshi dialogut”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke falënderuar qëndrimin e Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, konfirmoi mbështetjen e vendit të tij në të gjitha proceset e rëndësishme dhe në rrugën evropiane të Kosovës./rajonipress/