Ballina Aktuale Protesta, jehonë në median e huaj: Mijëra protestues kundër qeverisë

Protesta, jehonë në median e huaj: Mijëra protestues kundër qeverisë

SHPËRNDAJE

Janë të shumta mediat prestigjioze ndërkombëtare që kanë transmetuar në kohë reale protestës së opozitës në kryeqytetin tonë. Pas Zërit të Amerikës, ka qenë dhe agjencia e lajmeve Reuters që ka transmetuar pamje dhe informacione rreth asaj që po ndodh në Tiranë.

Agjencia e lajmeve Reuters, Zëri Amerikës dhe gjermania ZDF, kanë transmetuar në kohë reale në uebsajtet e tyre pamje nga protesta e opozitës në Tiranë. Ndërkohë që media të tjera prestigjioze i kanë bërë jehonë situatës në kryeqytet, Uashington Post shkruan se mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë të cilën akuzojnë se është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Ndërkohë një tjetër media raporton se mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, janë mbledhur para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Me tej, Uashington Post shton se opozita, deputetet e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojnë të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.(Kosova Sot)