Ballina Lajme Nga Vendi SHKMT JEHONA dhe KOMUNA E BUJANOVCIT Mbramje letrare me Daniel Abimin

SHKMT JEHONA dhe KOMUNA E BUJANOVCIT Mbramje letrare me Daniel Abimin

SHPËRNDAJE

SHKMT Jehona dhe Komuna e Bujanovcit nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Z. Shaip Kamberi dhe përfaqsuesit për diasporë z. Agron Rrahimi mban orë letrare prezentuese me krijuesin dhe publicistin e njohur nga Lugina me prejardhje nga Tërrnovci i Madh z. Daniel Abimin.

MBRAMJA LETRARE MBAHET TË SHTUNËN ME 23.03.2019 NË DOMDIDIER AFËR AVANSHËS NË SALLËN TE STADIUMI I QYTETIT TË DOMDIDIER DHE FILLON ORA 19.30.

Për info 076 367 90 72

Jeni të gjithë të mirëseardhur !

SKMT JEHONA-Zvicër
Komuna e Bujanovcit – Kryetari 
SHAIP KAMBERI

Daniel Abimi, me prejardhje nga Tërrnovci i Madh (Lugina e Preshevës), jeton në Lozanë dhe punon në qeverinë e kantonit të Vaud-it, në Departamentin e Financave dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si përgjegjës për misionet strategjike. Është një figurë eminente në Kantonin e Lozanëse më gjërë. për shumë vite punoi si gazetar në gazetën “24 orë”. Ai gjithashtu ka shërbyer për 10 vjet si delegat i Kryqit të Kuq (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq). Është anëtar i komitetit të Institutit zviceran për studimeve shqiptare (ISEAL) dhe autor i shumë romaneve, të mirëpritur nga lexuesit zviceran. Daniel Abimi është antar nderi i SHKMT JEHONA- Zvicër

Daniel Abimi : «Babai im erdhi në Zvicër dy vjet pas dezertimit të ushtrisë (së Jugosllavisë) në vitin 1948, gjë për të cilin ai u dënua me vdekje. Ai kishte kaluar dy vjet në një kamp refugjatësh në Triestë, para se të përkujdesej për të Kryqi i Kuq dhe të dërgohet në Zvicër. Ai nuk mund të kthehej më në Tërnovc tërë jetën dhe nuk arriti ta shohë të atin e tij përsëri përveç një herë, në vitin 1971, në Stamboll. Nëna e tij kishte vdekur pa pasur mundësi ta shohë përsëri. Unë isha 6-vjeçar kur e kam shoqëruar për të njohur gjyshin tim.»