Ballina Lajme Nga Rajoni Nenad Çanak kërcënohet me vrasje në Serbi

Nenad Çanak kërcënohet me vrasje në Serbi

SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) Nenad Çanak ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmes të Facebook-ut, ka kumtuar LSV.

Siç pretendohet, partia për këtë e ka njoftuar policinë dhe pret reagimin urgjent të autoriteteve.

Çanak i cili të mërkurën dhe të enjten e ka komentuar aktgjykimin për Radovan Karaxhiqin, dhe e ka quajtur kriminel lufte, i është porositur: “Karaxhiqi nuk është kriminel, mirëpo ti do të theresh”.

Përveç kësaj, ai ka marrë edhe një sërë fyerjesh të ashpra dhe akuza për separatizëm dhe tentim të ndarjes së Vojvodinës nga Serbia, shkruan në kumtesë të Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës./Insajderi.com.