Ballina Aktuale Pacolli kritikon ashpër politikën desktruktive të Serbisë, fton BE të ndërhyjë

Pacolli kritikon ashpër politikën desktruktive të Serbisë, fton BE të ndërhyjë

SHPËRNDAJE

Zëvëndës kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur sot lidhur me përvojën e tij të fundit në Samitin “West Ballkan 6”, ku e kritikoi ashpër shtetin serb për politikën destabilizusese të zhvilluar atje raporton “Zeri.info”.

Duke e ftuar BE-në të ndërhyjë Pacolli ka thënë se përmes kësaj konference, shteti serb u mundua ta mohoj shtetësinë e Kosovës dhe ti dëmtoj qytetarët e Kosovës.

“Dëshiroj të ju njoftoj për një ndodhi në samitin Ëest Ballkan 6 ku u nënshkrua marrëveshja e romingut por në një panel të posaqshëm të ministrave të 6 ministrave të ballkanit perëndinor, edhe këtë herë shteti i Serbisë ka thyer cdo rregull dhe marrëveshje të arritur mes dy shteteve”, tha Pacolli.

Sips tij në këtë takim u shfaqën tekste destruktive, shoviniste kundër shtetësisë së Kosovës. “Ne nuk mund ti pranojmë ato sepse kanë qenë kundër Kosovës, shtetesisë sonë dhe kundër njerëzve tonë”, theksoi ndër të tjera Ministri Pacolli/Zeri