Ballina Aktuale KFOR: Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë Shqiptare dhe FSK-së në veri nuk...

KFOR: Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë Shqiptare dhe FSK-së në veri nuk rrezikojnë askënd

SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se nuk ka kurrfarë indikacionesh se në veri të Kosovës mund të vijë deri te aksione të organizuara të dhunshme.

“E vetmja gjë që paralajmëron destabilizim janë spekulimet e shpeshta të cilat po i plasojnë disa media, duke shkaktuar një tension të pa arsyeshëm tek popullata”, tha Grasso.

Këto komente zëdhënësi i KFOR-it i ka bërë për gazetën serbe “Novosti”, duke potencuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës dhe ato të ushtrisë serbe, përcjell Telegrafi.

Ai ka folur edhe për ushtrimin e përbashkët të Ushtrisë së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Ky ushtrim është një shembull i përdorimit të keq të retorikës. Ushtrimet e përbashkëta të Ushtrisë së Shqipërisë (bëhet fjalë për disa ushtarë) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfaqësuar ushtrimin e aftësive të kërkim shpëtimit. Por në disa media kjo u prezantua si një kërcënim i aksioneve të organizuara të dhunshme në veri të Kosovës. Kjo stërvitje në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në misionin e KFOR-it”, tha Grasso.

Zëdhënësi i misionit paqeruajtës në Kosovë, tha se “KFOR-i është e vetmja forcë e autorizuar me Rezolutën e OKB-së që të garantojë sigurinë në Kosovë, kurse NATO është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë”./Telegrafi/