Ballina Sport Wladimir Klitschko pranon të kthehet në ring për 108 milionë euro

Wladimir Klitschko pranon të kthehet në ring për 108 milionë euro

SHPËRNDAJE

Wladimir Klitschko thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje prej 108 milionë eurove rreth një rikthimi në arenën e boksit.

“Sport Arena Ukraina” ka raportuar se ka pasur bisedime gjatë disa muajve të fundit dhe tani pretendohet se është arritur një marrëveshje me DAZN.

Më tutje raportohet se 43-vjeçari do të jetë brenda ringut të boksit më 25 maj në stadiumin olimpik në Kiev të Ukrainës.

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko (Foto by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Theksojmë se Klitschko u tërhoq nga boksi në vitin 2017 pas humbjes kundër Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

Boksieri u angazhua më parë në disa bisedime për një kthim sensacional, por më vonë insistoi se tashmë është pensionuar.

Ndryshe, Klitschko për disa vite me radhë ishte boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/