Home Sport Liverpooli fiton ndeshjen e parë ndaj Portos, me një këmbë në gjysmëfinale

Liverpooli fiton ndeshjen e parë ndaj Portos, me një këmbë në gjysmëfinale

70
SHARE

Liverpooli ka arritur ta mbyll ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve në epërsi prej dy golash ndaj Portos (2-0).

Në ndeshje e parë çerekfinale të zhvilluar në Anfield Road, Liverpooli fitoi fal dy golave të shënuar në pjesën e parë.

Djelmoshat e Jurgen Klopp e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar që në minutën e pestë.

Embedded video


Ishte një asistim i Firmino për Naby Keitan, që e solli golin e parë, por edhe me ndihmën e njërit prej mbrojtësve mysafir (1-0).

Festa e golit të Liverpool . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Liverpooli vazhdoi me sulme, por edhe mysafirë kërkon që të vinin tek goli.

Një aksion i bukur i Liverpoolit në minutën e 26-të, e solli golin e dytë.

Një aksion i bukur i Liverpoolit në minutën e 26-të, e solli golin e dytë.

Embedded video




Topi vjen te Alexander-Arnold, i cili asiston për Firminon që e kishte të lehtë të shënonte i vetëm me portier për 2-0.

Roberto Firmino. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Deri në fund të dy skuadrat tentuan të shënojnë, por pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Liverpool.
Edhe pjesa e dytë Liverpooli shënoi gol, por që u anulua nga VAR-it.

Mohamed Salah . (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Porto tentoi dy herë më Moussa Maregan, por që nuk e kishin fatin me vete.
Dëri në fund nuk kishte më gola dhe Liverpooli do të udhëtojë në ‘Estadio do Dragao’ me dy gola epërsi. /Telegrafi/