Home Teknologji WhatsApp së shpejti mund të punoj në iPad

WhatsApp së shpejti mund të punoj në iPad

20
SHARE

WhatsApp është përdorur kryesisht për pajisjet mobile si telefonat, por lajmi i mirë është se nëse ju përdorni iPad mjaft shpesh dhe do të donit aftësinë për t’iu përgjigjur mesazheve, ju mund të merrni së shpejti mundësinë për ta bërë këtë.

Kështu thuhet sipas një raporti të WABetaInfo i cili pretendon se mbështetja për iPad mund të vijë së shpejti.

Bazuar në pamjet që ata ndajnë, shihet se do të ketë një ndërfaqe të re të përdoruesit për WhatsApp në iPad, ku njëra anë do të shfaq kontaktet me të cilët po bisedoni dhe pala tjetër do të tregojë mesazhet aktuale.

Duke pasur parasysh se Apple ka promovuar iPad Pro për të vepruar si një zëvendësim pseudo-laptop, WhatsApp në iPad mund ta bëjë tabletin më bindës. /Telegrafi/