Ballina Kuriozitet Deshi ta ledhaton luaneshën, turisti për pak sa nuk mbeti pa njërën...

Deshi ta ledhaton luaneshën, turisti për pak sa nuk mbeti pa njërën dorë (Video, +18)

SHPËRNDAJE

Një turist për pak sa nuk mbeti pa njërën dorë, pasi një luaneshë të cilët po e ledhatonte brenda grilave të kafazit në një moment ia kafshoi.

Pieter Nortje, 55-vjeç, ishte i shoqëruar me një grup turistësh në Afrikën e Jugut për të festuar 10 vjetorin e martesës, por kjo ditë e lumtur për të për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, transmeton Telegrafi.

Incidenti rrëqethës është filmuar me kamerë amatore nga gruaja e tij Ilze, që më pas e publikoi në internet dhe u bë virale.

Në fillim dukej gjithçka në rregull derisa po e ledhatonte luaneshën, megjithatë në një moment situata ndryshoi – kur luanesha ia kafshoi dorën dhe nuk e lëshonte.

Për fat të mirë pasi i doli në ndihmë gruaja burri arriti t’i shpëtojë më të keqes, edhe pse ka pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/