Ballina Lajme Nga Rajoni Haradinaj: Nuk mundet Serbia t’i vë kushte Kosovës

Haradinaj: Nuk mundet Serbia t’i vë kushte Kosovës

SHPËRNDAJE

“Serbia nuk mundet mi vendos kushte Kosovës. Ne jemi shtet dhe vendosim vetë për çështjet tona. Ka pasur edhe kushte për dialogun. Por, nuk mund të ketë këso kushtëzime. Dialogu mund të vazhdojë ose jo. Mirëpo, taksa është çështje tjetër”

Në emisionin Pressing të Televizionit 7, është i ftuar kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë detaje rreth operacionit që Kosova realizoi në kthimin e 110 qytetarëve nga Siria në Kosovë.

Haradinaj ka folur edhe për taksën që Kosova tash e sa muaj i ka vendosur Serbisë.

Ai ka thënë se kjo taksë nuk mund të hiqet apo vendoset me kushte.

“Serbia nuk mundet mi vendos kushte Kosovës. Ne jemi shtet dhe vendosim vetë për çështjet tona. Ka pasur edhe kushte për dialogun. Por, nuk mund të ketë këso kushtëzime. Dialogu mund të vazhdojë ose jo. Mirëpo, taksa është çështje tjetër”

Haradinaj ka thënë se as çështja e njohjeve mes shteteve nuk mund të kushtëzohet me taksë.

“Mund të flasim e bisedojmë për të gjitha çështjet në tavolinë. Të gjitha duhet të fliten në dialog. Ne jemi për të ecur përpara, por pa kushte”.