Ballina Aktuale Politika dështake e liderëve flokëgjatë

Politika dështake e liderëve flokëgjatë

SHPËRNDAJE

Nga Tërnoci Press

Skena politike shqiptare, kohëve të fundit, njeh politikanë flokëgjatë, të cilët me idetë e tyre, vizionet dhe opsionet, më shumë i kanë sjell shoqërisë sonë, se sa progres e prosperitet.

Albin Kurti i “Vetëvendosjes” kosovare, Zijadin Sela i “Aleancës” për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe Kreshnik Spahiu, kryetar, po ashtu i “Aleancës”, Kuq e Zi, në Shqipëri, njihen si politikanë me flokë të gjata e me vizione të shkurta.

Fjala e urtë popullore se “Gratë i kanë flokët e gjata, por mendtë e shkurtra”, po na del jo e qëlluar. Përkundrazi, femrat në politikë po dalën më të kompletuara sa i përket veprimeve të tyre të urta, të matura dhe vizionare.

Të marrim një shembull nga politika dështake e liderëve flokëgjatë, të cilët me veprimet  e tyre, qoftë me rrugën parlamentare dhe atë të aferave të rrugëve, kanë shkaktuar më shumë telashe në zhvillimet politike, se sa ndonjë përparim, duke prishur imazhin e vendeve të tyre, si përpara vendorëve ashtu edhe para atyre ndërkombëtare.

Duke kujtojmë vetëm disa skena të protestave me gurë, gazë lotsjellës, shishe e vezë, nuk është lehtë të zbulosh karakterin e këtyre burrave, që fshihen prapa flokëve të gjatë, të cilat i rrisin dhe i shkurtojnë sipas situatës dhe politikës.

Në emër të flokëve të gjata dhe veprimeve të shkurtra, këto burra kanë fituar poste dhe privilegje, duke u viktimizuar në politikë!

Këto veprime nuk sjellin zhvillim, afirmim dhe përparim në skenën politike shqiptare, por përkundrazi më shumë i sjellin dëm asaj, duke përçarë, grupizuar dhe parcializuar korpusin politik e duke i kthyer shtetet shqiptare në vende pa ambiente të volitshme për investime ndërkombëtare, pa një politikë unike shqiptare dhe pa një integrim në proceset evropiane. Deri kur kështu…?!