Ballina Sport Tifozët e Liverpoolit do ta duan atë që Van Dijk ka thënë...

Tifozët e Liverpoolit do ta duan atë që Van Dijk ka thënë për përballjen me Messin në Camp Nou

SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, nuk i frikësohet aspak përballjes mes Lionel Messin të mërkurën në Camp Nou.

Holandezi tregoi respekt të madh për argjentinasin, por ai i beson shokëve të ekipit dhe sipas tij ata së bashku do ta arrijnë të ndalin pesë herë Topin e Artë.

“Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Van Dijk për The Guardian.

“Por, ju e keni shikuar se si ne luajmë dhe mbrohemi. Ne nuk mbrohemi një kundër një, ne mbrohemi gjithë së bashku dhe sulmojmë së bashku gjithashtu, kështu që do ta shikojmë. Do të jemi gati”.

“Situata është se ne jemi në gjysmëfinale ndaj Barcelonës dhe do të përballemi me lojtarin më të mirë në botë, por jo vetëm atë, e gjithë skuadra ka shumë kualitete”.

“Do të përgatitemi, por gjithashtu kemi ekip të mirë dhe kështu do të garojmë fuqishëm atje (Camp Nou). Nuk është që po shkojmë atje për pushime”, ka shtuar Van Dijk. /Telegrafi/