Ballina Lajme Nga Rajoni Pas taksës, krerët e Kosovës paralajmërojnë masa të tjera ndaj Serbisë

Pas taksës, krerët e Kosovës paralajmërojnë masa të tjera ndaj Serbisë

SHPËRNDAJE

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina mund të pasohet edhe me masa shtesë ndaj Serbisë, paralajmërojnë autoritetet në Prishtinë. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka definuar se cilat do të jenë ato masa, por si të tilla do të pasonin vendimin e 21 nëntorit, për vendosjen e taksës 100 për qind.

Të shtunën, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se ka marrë vendim që të shpallen persona të padëshiruar apo non-grata, të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata në mohim të krimeve të luftës në Kosovë./telegrafi.com/