Ballina Lajme Nga Vendi Kryetari i Këshillit Nacional vizitoi KBI-në në Preshevë

Kryetari i Këshillit Nacional vizitoi KBI-në në Preshevë

SHPËRNDAJE

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot, kryetari i Këshillit Nacional Ragmi Mustafa, pati kënaqësinë të vizitoj selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame pranë BIPMB-së në Preshevë.

Njeriun e parë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, institucionin më të lart politik të shqiptarëve në Luginë e priti kryetari i KBI-së, Granit Kamberi, Lulëzim Miftari dhe Jeton Osmani, të cilët janë edhe profesorë të lëndës fetare në Preshevë.

Kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa, për së afërmi u njoftua për veprimtaritë që po zhvillohen me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, përmes veprimtarive të ndryshme fetare.

Gjatë këtij takimi me karakter përgëzimi, kryetari i KKSH, Ragmi Mustafa, u zotua se do ta mbështes KBI-në në Preshevë, përmes kompetencave dhe programeve me karakter kulturor e fetar, e posaçërisht gjatë Ramazanit, i cili ndër myslimanët e botës dhe tek ne, reflekton tolerancë, mirëkuptim, mirësi e solidaritet ndërnjerëzor, njofton Jetapress.