![xhevatramushiro2-702x459](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/05/xhevatramushiro2-702x459-640x418.jpg)
Gjilan – Kryeministri Ramush Haradinaj në një takim të veçantë ka pritur Xhevat Demirin, kontributin e të cilit e ka çmuar shumë në fushën e çështjes kombëtare, kontributin tij të shquar në luftën çlirimtare si mjek i njohur dhe avancimin që ka bërë në favor të drejtave të shqiptareve të Luginës si dhe në ngritjen në përgjithësi të shëndetësisë në vend pas luftës.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt
Kënaqësi e veçantë ta pres sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Xhevat Demiri, mjekun e njohur për kontributin e tij të shquar në luftën çlirimtare, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe në ngritjen e shëndetësisë në vend pas luftës.