Ballina Aktuale Lugina e Preshevës fituese e takimit të Tiranës

Lugina e Preshevës fituese e takimit të Tiranës

SHPËRNDAJE

Dje doli në shesh se Presidenti i Republikës së Shqipërisë ILIR META nuk e paska pranuar sugjerimin e Presidentit të Republikës së Kosovës HASHIM THAÇIT, që në takimin e Tiranës të mos e ftojë udhëheqësin e Serbëve të Bosnjës MILORAD DODOK, dhe si pasojë ndodhi mospërshëndetja e Hashim Thaçit me të, pastaj edhe mos shkuaraj në drekë…

Rezultati,

ILIR METËS i doli më i afërt MILORAD DODIKU se sa HASHIM THAÇI gjë të cilën kemi mundur ta dime (Vila në Dedinje, operimi në Beograd 2002…), nga ana tjetër nja 60-70 protestues të LVV-së në Tiranë nxorrën pankarta me mbishkrime kundër EDI RAMËS dhe HASHIM THAÇIT pikërisht për shkak të këtij Milorad Dodikut, pra FATKEQËSISHT edhe njëherë u vërtetua se ILIR META + Monika Kryemadhi, SALI BERISHA + Lulzim Basha, RAMUSH HARADINAJ + Daut Haradinaj + Ahmet Isufi, ISA MUSTAFA + Abdullah Hoti + Vjosa Osmani, ALBIN KURTI + Glauk Konjufca + Liburn Aliu, janë të rreshtuar në NJË ANË kundër bashkangjitjes së LUGINËS së PRESHEVËS me REPUBLIKËN e KOSOVËS. Fatkeqësia më e madhe këtu është se KADRI VESELI + gati e gjithë PDK-ja akoma nuk po i dalin në përkrahje Presidentit Thaçi rreth idesë së tij për kufirin, që është më e keqja edhe një pjesë e kësaj partie po deklarohen kundër (Arsim Bajrami).

Por megjithatë,

KËMBËNGULËSIA e PAPARË deri tani e HASHIM THAÇIT për këtë pjesë të trojeve Shqiptare e NXORRI LUGINËN e PRESHEVËS së bashku me të si FITIMTARE të KËTIJ TAKIMI!

p.s. Në foto shihet MILORAD DODIK në krah të djathë të Ilir Metës!!!

/Nga Orhan Rexhepi, transmeton Jetapress/