Ballina Aktuale Pendarovski: Shqiptarët dhe maqedonasit ende nuk janë të barabartë

Pendarovski: Shqiptarët dhe maqedonasit ende nuk janë të barabartë

SHPËRNDAJE

Kryetari i porsazgjedhur në Maqedoni, Stevo Pendarovski ka folur për televizionin shtetëror të Shqipërisë (RTSH) për atmosferën pas zgjedhjeve dhe gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke thënë se shqiptarët dhe maqedonasit ende nuk janë të barabartë,.

“Po, Maqedonia sot është më e mirë dhe kjo duket në shifra që janë të vërtetueshme, me ministrat shqiptarë në qeveri për shembull, në 2001 dhe 2002 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, kishim në të gjithë administratën shtetërore maqedonase vetëm 2.4 përqind shqiptarë në të gjitha institucionet e vendit, ndërsa sot kemi mbi 19 përqind përfaqësim në këto institucione, dhe për një vend me burime shumë të kufizuara financiare ky është një hap i madh përpara.

Padyshim që nuk mund të them se shqiptarët janë 100% njësoj me vëllezërit e tyre maqedonas të përfaqësuar në këtë vend, por mund të them me plot gojën se janë në një pozicion shumë më të mirë se sa vite më parë apo se sa në dekadën e parë pas pavarësisë, tha Pendarovski për TVSH-në.

Kujtojmë se Pendarovski do të merr zyrën e presidentit ditën e diel (12 maj) të njëjtën ditë kur nga kjo zyrë do të shkojë Gjorge Ivanov, kryetari i Maqedonisë së Veriut për 10 vitet e kaluara.