![thumbnail_1-7-696x464](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/05/thumbnail_1-7-696x464-640x427.jpg)
Hapja e negociatave të Maqedonisë së Veriut në qershor të vitit 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv për të gjitha vendet aderuese nga Ballkani Perëndimor. Këtë e theksoi sot nënkryetari i Këshillit Federal, Magnus Bruner, pas takimit me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, i cili gjendet për vizitë zyrtare dyditore në Austri.
Xhaferi është i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, në cilësi të kryetarit dhe anëtares së Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe sekretaren e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.
Nënkryetari i Dhomës së Epërme dërgoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të vlerësohet edhe nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do i ndahet datë për negociata në qershor të këtij viti, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit.
![](https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2019/05/thumbnail_2-9-300x200.jpg)
Duke shprehur kënaqësi që vizita zyrtare realizohet në vitin kur të dy vendet kremtojnë 25 vite marrëdhënie diplomatike, Bruner u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve si miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Austrisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane e sidomos që një nga prioritetet e kryesimit austriak ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, në kohën kur edhe Bashkimi ballafaqohet me shumë sfida. Ai informoi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve për President të shtetit ku qytetarët në një atmosferë të qetë dhe demokratike kishin mundësi që lirshëm të shprehin vullnetin e vet.
![](https://www.alsat-m.tv/wp-content/uploads/2019/05/22-1-300x200.jpg)
Duke e pasur parasysh se Austria e mbështet haptazi procesin e zgjerimit të BE-së dhe inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim dhe konsideron se është kyçe ato të mbështeten në zbatimin e reformave, para së gjithash në drejtim të stabilitetit dhe sundimit të të drejtës, Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut llogarit në mbështetjen austriake edhe në periudhën në vijim.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për vazhdim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral intensiv në të gjitha nivelet./gazeta lajm/