Ballina Aktuale Dy milion serbë kanë shkuar në diasporë

Dy milion serbë kanë shkuar në diasporë

SHPËRNDAJE

Beogradi në alarm

“Vetëm në Gjermani jetojnë 450 mijë qytetarë tanë, ja ku e sa edhe akoma kemi”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në numrin e sotëm, të gazetës me tirazh më të madh në Serbi, në të përditshmen “Blic”, e cila duke iu referuar të dhënave tëMinistrisë së Punëve të Jashtme, bën të ditur seMe rreth katër milionë serbë të shpërndarë  jashtë shtetit,  Serbia gjendet midis vendeve me një diasporë shumë të madhe në rajon. Gjithashtu, theksohet se ka disa arsye për një histori të gjatë të emigrimit serb.

Mbështetur në të njëjtat burime gazeta “Blic”, shkruan se në vend të parë të migrimit serb radhiten arsyet ekonomike, dmth. i ashtuquajturi largim nga Serbia, është “për bukën e gojës”.

– Natyrisht, që ka edhe shumë arsye të tjera politike, fetare, kulturore, familjare dhe deri te ato luftarake, dhuna dhe përndjekja – thuhet në njoftimin e MPJ të Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë publike të dhënat konkrete për numrin e serbëve, që jetojnë në të gjithë globin, por theksoi se është e pamundur të flitet për shifra të sakta, pasi që siç thonë ata, shtetasit serbë nuk janë të detyruar të raportojnë në misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë.F

Asimilimi OTO: VLADIMIR ŽIVOJINOVIĆ / RAS SRBIJA

– Janë të pranishme, gjithashtu edhe trendet e asimilimit, prandaj gjenerata e dytë dhe e tretë shpesh deklarohen si qytetarë të një vendi të caktuar me origjinë serbe. Nga ana tjetër, të dhënat e vendeve në të cilat serbët jetojnë në diasporë, varen nga formatimi i pyetësorëve në këto vende dhe nga aspekti i përkufizimit të diasporës dhe serbëve në rajon, nuk është e mundur që këto të dhëna të jenë zyrtare – theksohet në këtë ministri.

Serbët më së shumti emigrojnë në BE, SHBA dhe Australi. Në diasporë janë rreth dy milionë serbë dhe po aq jetojnë në vendet fqinje. Në BE, ka më së shumti në Gjermani – 450 mijë në Austri (300 mijë) dhe në Zvicër (përafërsisht 200 mijë). Është interesante që në Britaninë e Madhe, e cila është e njohur për procedurat e saj strikte, edhe në lidhje me vizat turistike jeton 80,000 serbë. Së fundi, Azia dhe Oqeania regjistrojnë një numër jot ë vogël serbësh – 120 mijë, prej të cilëve shumica dërmuese në Australi.

“Numri i serbëve të shpërndarë ndryshon nga viti në vit. Numërimi ndryshon në varësi nga vendet e punës së përkohshme të ofruara jashtë vendit, për shembull në Sllovaki, lejet e punës lëshohen për tre deri në gjashtë muaj”. Numri më i madh i serbëve të shpërndarë është në vendet e BE, Amerikën e Veriut dhe Australi” thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Statusi social

Ndonëse shumë heterogjene në aspektin e nivelit arsimor dhe statusit social, diaspora serbe është mirë e integruar dhe e respektuar dhe kryesisht punon në vende të vështira në industri dhe në veprimtaritë shërbyeset.

– Anëtarët e emigracionit të fundit janë shumë më të arsimuar dhe më lehtë gjejnë punë, zakonisht në fushën e teknologjisë së informacionit, mjekësisë, ndërtimit dhe të ngjashme – thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në këtë Ministri siç thuhet, emigrantët serbë po inkurajojnë bashkëpunimin e ndërsjellë përmes mbrojtjes dhe shërbimeve konsullore, organizimin e arsimit dhe informimit në gjuhën e tyre amtare, duke ndihmuar krijimin dhe funksionimin e klubeve dhe shoqatave, lidhjen e tyre me bizneset dhe subjektet e tjera me Amzën serbe.

– Pyetjet më të shpeshta ndryshojnë varësisht nëse vijnë nga rajoni ose diaspora. Serbët në diasporë më së shumti pyeten për mbështetje rreth aktiviteteve për mbrojtjen e identitetit, ndërsa në rajon, përveç këtyre që theksuam, ata janë më të përkushtuar ndaj çështjeve të statusit të tyre – theksohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ku jetojnë të gjithë serbët?

Serbi 5.988.386; Bosnje dhe Hercegovinë 1.100.576;Kroaci 186.633;Mal të Zi 178.550; Slloveni 70.526; Maqedoni 40.000; Gjermani 450.000; Austri 300.000; Itali 20.000; Francë 70.000 deri 100.000; Zvicër 195.953; Suedi 35.000; Mbretërinë e Bashkuar 80.000; Rumuni 22.518; Belgjikë 3.857; Greqi 10.000; Hungari 7.350; Luksemburg 4.581; Spanjë 4.600; Amerika e Veriut 830.000; SHBA 650.000; Kanada 180.000; Azi e  Oqeani 120.000; Australi 98.000. (Marrë nga gazeta “Blic”, 14.05.2019) /Jetapress/