Ballina Aktuale Kamberi: Nuk do të ketë stabilitet, pa një marrëveshje efektive Kosovë-Serbi

Kamberi: Nuk do të ketë stabilitet, pa një marrëveshje efektive Kosovë-Serbi

SHPËRNDAJE

Njeriu i parë i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, pas kthimit nga vizita zyrtare në SHBA, të martën e 21 majit, në kabinetin e tij, organizoi një konferencë me gazetarë.

Në kuadër të kësaj Konference kryetari Kamberi, ka folur për rolin dhe rëndësinë e vizitës së delegacionit shqiptar nga Lugina, në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Qëllimi i kësaj vizite disaditëshe ishte sensibilizimi i çështjes shqiptare të Luginës së Preshevës, në prag të bisedimeve finale Kosovë – Serbi dhe kërkimi i ndihmës Amerikane në përfshirjen e Luginës në këto procese.

 “Në të gjitha takimet jemi munduar që në detaje të paraqesim pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe represionit sistematik të shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha para gazetarëve kryetari Kamberi.

Në vazhdim kryetari Kamberi shtoi se kanë marrë garancë që Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA-ve gjatë bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu kanë marrë po ashtu garancë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin perëndimor, pa i trajtuar të gjitha temat e hapura, përndryshe këtu nuk do të mund të ketë një stabilitet afatgjatë dhe nuk do të mund të ketë marrëveshje efektive në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket opsionit shumë të përfolur rreth korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe  qëndrimit të SHBA-vë, ku po pretendohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet territorit të Kosovës, Kamberi, u përgjigj: “Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka të përjashtuar asnjë opsion. Nëse palët bien dakord, atëherë për SHBA-të çdo marrëveshje është e pranuar, than ë konferencën për gazetarë kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kambri, i cili njëherit është lider i PVD-së për Luginë të Preshevës./Jetapress/