Ballina Lajme Nga Rajoni Nata e maturës – krenaria e degjenerimit shkollor!

Nata e maturës – krenaria e degjenerimit shkollor!

SHPËRNDAJE

Manifestimi i natës së maturës, ndonëse i kthyer në traditë, nga nxënësit që mbarojnë shkollimin e mesëm, kohëve të fundit, po merr përmasat e një degjenerimi shkollor.

Nata e hareshme e mbrëmjes së maturës, që të mbetet në kujtim për një periudhë shkollore, po kalon kufijtë e një manifestimi jo edukativ, arsimor dhe kulturor.

Defileu i “paradës së maturantëve” nëpër qytete e restorante, më shumë i përngjajnë ndonjë Karnevali Brazilian, apo sfilatë mode se sa një marshimi të një pjekurie arsimore.

Kjo gjeneratë maturantësh, mjerisht, në vend se të ekspozoj para publikut dijen, kulturën, aftësitë shkollore, ajo reklamon veshjet ekstravagante dhe të pasmet e tyre.

Kjo, që po ndodh, nëpër disa qendra të mesme shkollore, gjatë manifestimit të Natës së Maturës, nuk është tjetër vetëm një degjenerim dhe një shqetësim për të ardhmen e kuadrove të reja arsimore.

Po e përmbyllim këtë koment të Jetapress-it me një konstatim të një mendimtari se “Moda është sëmundje e popujve të prapambetur!” /Jetapress/