Ballina Aktuale E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe!

E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe!

SHPËRNDAJE

Sonja Biserko

Serbia nuk ka qasje të sakte për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve
ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar Sonja Biserko gjatë një interviste pėr gazetën kroate (shiko poshtë)

– Kjo është arsyeja pse u ngrit çështja e Kosovës. Duke arritur në përfundimin se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të zotëronin shumicën shqiptare, ata kanë një ide për ndarjen e Kosovës dhe amputimin e pjesës veriore. Një luftë e tillë dhe avokim për Kosovën, në fakt, ishte një instrument për kërkesat territoriale në BiH dhe Kroaci – tha Biserko.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra.”Blic”/Jetapress/