Ballina Aktuale Populli t’i shkatërroj, ata që bëjnë thirrje për luftë

Populli t’i shkatërroj, ata që bëjnë thirrje për luftë

SHPËRNDAJE

Sipas recetës boshnjakeP

U bëj thirrje shqiptarëve, boshnjakëve dhe serbëve, po që se ndonjëri nga politikanët bën thirrje për luftë, një person i tillë duhet të shkatërrohet, sepse është më mirë të shkatërrosh disa prej atyre, që bëjnë thirrje për luftë, sesa të vdesin njerëzit e pafajshëm.

Kemi pasur luftëra, kemi vrarë njëri-tjetrin, në fund, patjetër duhet të jetojmë së bashku. Ne të gjithë e dimë se serbët dëshironin të shkatërronin shqiptarët, boshnjakët, kroatët, malazezët dhe maqedonasit, por që nuk patën sukses, prandaj gjeneratat e reja duhet të kuptojnë se ne duhet të jetojmë së bashku dhe se një popull nuk mund të shkatërrohet.

Çdo shtet në Ballkan, duhet të trajtojë problemin e emigracionit dhe varfërisë së popullatës dhe jo të krijojë probleme me kombet e tjera.

A është e mundur njëherë, që popujt e Ballkanit të vetëdijesohen dhe të kuptojnë se duhet të ketë kombësi: shqiptarët, boshnjakët, serbët dhe popujt e tjerë, që duhet të ketë një fe të Islamit dhe të krishterimit, që duhet të ketë parti të ndryshme, emra të ndryshëm, se duhet të ketë xhami dhe kisha, që duhet të ketë raca dhe ngjyra të ndryshme të njerëzve.

Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se jeta e të gjithëve është njësoj e vlefshme dhe se nuk i kemi dhënë jetën askujt dhe nuk kemi të drejtë t’ia marrim.

Ne si komb, duhet të kuptojmë se për njëri – tjetrin jemi fqinj të përjetshëm dhe se kemi parë që lufta nuk mund të shkatërrojë njëri-tjetrin, dhe se duhet të jetojmë së bashku, pavarësisht nëse duam, apo urrejmë, ne duhet të respektohemi.

Pse, nëse ne duhet të jetojmë së bashku në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni dhe shtete të tjera, ne përkundrazi krijojmë marrëdhënie të mirë midis kombeve, që jeta jonë të jetë e bukur dhe ta respektojmë njëri-tjetrin. Ejani të kuptojmë se duhet ta ndërtojmë të  ardhmen e fëmijëve tanë, ta forcojmë ekonominë, ta zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë, se vlera e një personi, nuk mund të jetë më e madhe se e tjetrit.

Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë gjenocidin dhe krimin, por duhet ta kuptojmë se mënyra e vetme është të jetojmë së bashku me kombet e tjera dhe që duhet të respektohemi.

Mos lejoni populli të bie në provokimin e budallenjve, të cilët e kanë të vetmin sukses për të luftuar dhe për të bërë të keqen, ata duhet t’i ndalojnë dhe shkatërrojnë, që mos të përhapin urrejtjen mes kombeve….Naser Bakiq, Sanxhak /pesterpress/ transmeton Jetapress.