Ballina Aktuale Shani: Në gjithë Ballkanin është problem punësimi i të rinjve

Shani: Në gjithë Ballkanin është problem punësimi i të rinjve

SHPËRNDAJE

Udhëheqësi i projektit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Nand Shani në një intervistë për Telegrafin ka thënë se në të gjitha vendet e Ballkanit është problem punësimi i të rinjve.

“Mesatarja e papunësisë është 35 % për gjithë Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e madhe e të rinjve kanë interes të largohen nga rajoni, dhe të eksplorojnë mundësi më të mira për punë dhe jetesë. Jo vetëm papunësia, por edhe ajo se nuk kanë të ardhura të mjaftueshëm për të jetuar një jetë normale, ose kanë punë që nuk janë afatgjate”, ka thënë Shani.
Shani pohoi se Qeveritë duhet të kenë politika të përcaktuara mirë për punësimin e të rinjve.

“Vendet e punës krijohen nga sektori privat, kompanitë e sektorit privat duhet të jenë në gjendje të hapin vende të punës dhe të mbështeten nga Qeveritë. Mbështetja e Qeverisë për rritjen e inovacionit, mbështetjen e sektorit që janë me dinamikë, më strategjik që krijojnë vende punës. Ka një sërë masash që Qeveritë duhet të ndërmarrin”, ka potencuar ai
Shani tha se Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal ka për qëllimin nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit, si dhe mbështetjen e këtyre vendeve në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.