Ballina Aktuale Kur mungon kultura e dialogut, s’ka rezultate bisedimesh e as marrëveshje!

Kur mungon kultura e dialogut, s’ka rezultate bisedimesh e as marrëveshje!

SHPËRNDAJE

Në vend të opinionit

Rrugët nga Brukseli, Berlini dhe së fundi Parisi, i fillimit të korrikut, të këtij viti, nuk janë të shtruara me lule, ato të vështira, të mundimshme dhe problematike.

Për këtë zvarritje bisedimesh pa fund, tha një publicist nga Lugina e Preshevës, që doli me libër rreth Dialogut, fajtorë janë palët negociuse dhe ato ndërkombëtare, ngase ne mesin e tyre gjenden njerëz, të cilët i minojnë proceset e bisedimeve, se sa angazhohen për zgjidhjen e tyre.

Nuk mund të arrihen marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi, më njerëz që nuk mund të lirohen nga ndjenja e urrejtjes, hasmërisë dhe sindromit luftarak.

Kot e ka edhe këshilltari specialist për Ballkanin Metju Palmer, i deleguari i Donald Trumpit nga Amerika,kur thotë se “serbët dhe shqiptarët duhet të jenë në mes të rrugës”, për zgjidhjen e problemeve, qoftë edhe me ndarje të Kosovës.

Problemi nuk qëndron as në krye, as në mes dhe as në fund të rrugës, por diku tjetër, në mendjet e atyre njerëzve, që akoma shikohen përmes grykës së pushkës.

Deri sat ë mos lirohen ekipet negociuese nga njerëzit me ngarkesa luftarake, që kanë mungesë të kulturës dialoguese, madje edhe të vizioneve për të dalë nga ky qorrsokak politik dhe kolaps ekonomik, nuk ka zgjidhje të problemit qindvjeçar shqiptaro-serb, jo vetëm brenda këtij viti, por edhe me shumë vite të tjera.

Ka disa zëra nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës, se gjendet një personalitet i këtij rajoni, që mund t’i relaksoj dhe rehabilitoj këto procese dialoguese të ngecura nga megalomania e të qenurit problematik.

Në duhet ta mbajmë në mend se për Luginë kanë kaluar personalitete politike e ushtarake, vendore e ndërkombëtare, të cilët pastaj, duke fituar përvojë u angazhuan për misione të larta paqësore në Kosovë, Serbi, Maqedoni etj.

Personi që mund të jetë kyç në këto bisedime, ka një bagazh të madh pas veti plot me veprimtari njerëzore, që i ecin përpara këto bisedime, shumë të nevojshme, jo vetëm për Kosovë e Serbi, por edhe për rajonin në përgjithësi.

Lugina e Preshevës, që shtrihet në trekëndëshin magjik mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë, për veç pozitës së saj gjeopolitike e gjeostrategjike ka edhe resurse njerëzore, shumë të kalitur për tejkalimin e barrierave politike, të cilat paraqiten si burim permanent i krizave të ndryshme .

Shoqëria civile për momentin nuk do ta bëjë publik një emër të tillë, por në ditët në vijim do të jap sqarime pse i duhet dialogut shqiptaro-serb një njeri i tillë?!

Aspak nuk ka rëndësi prejardhja e personit ndërmjetësues në ekipin negociator, kur dihet se të dy palët biseduese kërkojnë “qare” edhe përtej Atlantikut.

Fundi – fundit neve na nevojiten njerëz që na ofrojnë vizione të qarta, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dy palët biseduese, kuptohet në praninë e ndërkombëtarëve, të cilët janë lodhur nga këto fizkultura politike pa fund.

Askush nuk e konteston Dialogun, si një proces shumë të rëndësishëm, me vlerë dhe të domosdoshëm, por mungojnë ata që i dalin zot, me devotshmëri, sakrificë dhe profesionalizëm, thuhet në një koment të Jetapress-it.