Ballina Aktuale Bujanoc: Në vjeshtë 27 fillestarë serbë më pak se sa vitin...

Bujanoc: Në vjeshtë 27 fillestarë serbë më pak se sa vitin e shkuar

SHPËRNDAJE

Bujanoc, 7 qershor,  2019. Shkollat fillore në Komunën e Bujanocit, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, do të regjistrohet një paralele më pak me fillestarë se sa në vitin e kaluar, deri sa në shkollat shqipe numri i nxënësve në klasën e parë rritet për tetë sish.

Sipas të dhënave të Drejtoratit Komunal të Shërbimit Publik, në katër shkolla fillore serbe: “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, “Vuk Karaxhiq”  Levosojë, “Dragomir Trajkoviq”   Žbevac dhe “Bora Stankoviq”  në Klenik, në klasë të parë lëviz numri i nxënësve nga 167 nxënës, 27 më pak se në vitin e kaluar.

Njëkohësisht, gjashtë shkolla në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në: Bujanoc, Tërnoc të Madh, Bilaç, Nesalcë, Luçan dhe Muhoc, do të regjistrohen 223 fillestarë, për dallim nga viti 2018, kur ka qenë numri i tyre në 215.

-Këto janë të dhënat zyrtare që shërbimi ynë i merr nga Enti Parashkollor “Gëzimi  ynë”. Mundet të ketë ndryshime, sidomos në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, ku një numër i madh i fëmijëve regjistrohen nga komunitetit rom “, tha për Portalin “Bujanovaçke”, kryeshefi i shërbimit publik Driton Rexhepi.

Megjithatë, këto ndryshime nuk do të ndikojnë dukshëm në faktin se numri i fillestarë serbë të regjistruar  në shkolla nga viti 2016, kur janë regjistruar  215, është reduktuar në gati dy paralele, përkatësisht 48 nxënës.

Në shkollat ​​ku nxënësit shqiptarë i ndjekin mësimet, statistikave demografike shqiptare tregojnë një trend pozitiv, duke pasur parasysh se në vitin shkollor 2016/2017, në klasën e parë numri sillet 203 nxënës, ndërsa në shtator të këtij viti ky numër i nxënësve do të rritet për 20 më shumë, njofton “Bujanovaçke”, transmeton Jetapress.