Ballina Aktuale Jahjaga: Rrugëtimi ynë për shtetin dhe popullin tonë nuk ka mbaruar ende

Jahjaga: Rrugëtimi ynë për shtetin dhe popullin tonë nuk ka mbaruar ende

SHPËRNDAJE

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga NATO-ja dhe aleatët tanë, ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se “ne qëndrojmë të bashkuar dhe mbesim të vendosur për të kultivuar e promovuar vlerat për të cilat luftuam së bashku: lirinë, pavarësinë, demokracinë, sigurinë dhe paqen”.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Rrugëtimi ynë drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit për shtetin dhe popullin tonë nuk ka mbaruar ende! Kosova përballet me shumë sfida në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian, por nuk kemi të vetëm”.