Ballina Aktuale Boshnjakët e serbizuar, apo shqiptarët e boshnjakëzuar?!

Boshnjakët e serbizuar, apo shqiptarët e boshnjakëzuar?!

SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit, kërkesës së disa zyrtarëve të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë dhe Malit të Zi, për krijimin e një statusi special për Sanxhakun, ka zgjuar reagimin e institucioneve qendrore në Serbi.

Më i zëshmi në këtë drejtim, ka qenë ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiq, i cili ka thënë se “bëhet fjalë për një rast të abuzimit të një institucioni dhe si rezultat do të dërgojë një inspektim nga juridiksioni i ministrisë”.

Po, Sulejman Uglanini, lideri i boshnjakëve të Sanxhakut me kaq nuk ndalet. Ai, me herët kërkoi edhe emërtimet e rrugëve të zëvendësohen me emra shqiptarësh, duke nxitur reagimet e shtypit serb dhe kërkesën që të “ndalet ky njeri”, me masat e ligjeve serbe.

Por, Beogradi, ka krahas masave disciplinuese ka gjetur edhe masa shtesë, me njerëz, që mbajnë pozita në Sanxhak dhe Serbi. E njëri nga ta është Muamer Zukorliq, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është kundërshtar politik i Sulejman Uglaninit, në stilin duke e pasur mashën pse me i djeg duart!

Zyrtarët e Beogradit e favorizojnë Zukorliqin me veprimet tij në Sanxhak e Luginë të Preshevës, me krijimin e meslixheve dhe hapjen e medreseve, duke e shfrytëzuar pastaj me veprime kundër Sulejman Uglaninit.

E “Akademiku” Zukorliq, tani na del me një zbulim të ri shkencor!, Ai i cili dikur hiqej se është me prejardhje ilire, nuk e mohonte origjinën se është shqiptar, në një intervistë thotë me gojën plot se “Serbët janë njerëzit më të lashtë në Ballkan përkrah boshnjakëve. Dhe ata janë më të afërt me boshnjakët se sa me rusët. Serbët janë sllovenët e vjetër të evropianizuar”.

Këshillat e bashkësive etnike në Serbi, administrohen dhe financohen nga shteti serb, në frymën e kompetencave që gëzojnë, duke mos i tejkaluar ato katër shtyllat e veprimit, në kulturë, arsim, në dygjuhësi e simbole kombëtare. Për të vepruar jashtë këtyre kompetencave është dashur të formohet Këshilli Kombëtar i mirëfilltë, ashtu siç kërkohej dikur në Luginë të Preshevës.

Duke dëgjuar këto që thotë Zukorliqi, na bëjnë të mendohemi mirë, se si të sillemi dhe të bashkëpunojmë me njerëz të tillë, të cilët për interese politike, material dhe pushtetare, janë në gjendje të ndërrojnë origjinën, pse jo edhe fenë! Historia njeh raste të tilla, apo jo?! /Koment i Tërnoci.press, transmeton Jetapress/