Ballina Aktuale 20 vjet me policinë e Kosovës

20 vjet me policinë e Kosovës

SHPËRNDAJE

Aktiviteti “20 vjet me Policinë e Kosovës” është realizuar nga OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku pjesëmarrës kanë qenë nxënës nga shkollat fillore dhe ato të mesme, si dhe të ftuar kanë qenë fëmijët nga SOS FSHATRAT  E FËMIJËVE TË KOSOVËS dhe DOËN SYNDROME KOSOVA.

“20 vjet me Policinë e Kosovës” është zhvilluar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Koordinatorja e këtij aktiviteti, njëherit drejtoresha e OJQ-së “Culturat” Mihane Hoxha, për portalin tonë është shprehur se ky aktivitet ka për qëllim të edukojë dhe vetëdijësoj fëmijët dhe të rinjët që institucionet e vendit, respektivisht Policia e Kosovës, si institucion i sigurisë duhet të respektohet dhe të jem sa më bashkëpunues për një jetë sa më të sigurtë:

“Pasi që presidenti i Kosovës Hashim Thaci, e shpalli vitin 2019- Vit të Clirimit dhe të NATO-s në Kosovë, atëherë më lindi ideja që të realizoja një aktivitet edhe për Policinë e Kosovës, pasi është njëri nga segmentet kryesore sa i përket cështjes së sigurisë dhe arsyeja tjetër ishte që këtë vit Policia e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj”.

Sipas Hoxhës, Policia e Kosovës është institucioni i vetëm në Kosovë që shquhet për transparencë dhe për arritje të sukseseve karshi institucioneve tjera.

“Policia e Kosovës cdo ditë e më tepër po dëshmohet me arritje të sukseseve, për faktin që qytetarët e Kosovës po ndihen të sigurtë dhe po jetojnë pa u ndier të rrezikuar. Kjo ka bërë që ditëve të fundit të shtohet respekti ndaj unifromës, pra vetëdijësimi dhe bashkëpunimi qytetarë-polici është në rritje. Dhe, do të shtoja që për momentin Kosovën e shoh një tunel në të cilin e vetmja dritë në të është pikërisht Policia e Kosovës”.

Tutje Hoxha tregon për aktivitetet që janë realizuar në kuadër të projektit “20 vjet me Policinë e Kosovës”.

“Të gjithë fëmijët dhe nxënësit pjesëmarrës kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të investuar shpirtërisht në Policinë e Kosovës, përmes artit. Ata kanë punuar me dashurinë e botës për ditë të tëra, duke filluar nga mozaiku ku kemi krijuar logon e Policisë së Kosovës,  ku në këtë pjesë kanë koontribuar edhe eprorë e zyrtarë policorë, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Pastaj, krijimi i një flamuri gjigant  ku e kemi shfaqur në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë shoqëruar nga pjesëtarë të njësive të ndryshme të Policisë së Koosvës, me anë të të cilëve edhe është krijuar numri 20-simbolikë e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës./Transmeton Jetapress/